Çështja “Babale”, Alizoti: I thosha Sali Lushës, të merrnim lekët e t’i ndanim bashkë

Alfred Alizoti, i dyshuari si aktrues i zërit të vëllait të ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, në audio-përgjimin “Babalja”, ripohon në gjykatë se i ishin premtuar 200 mijë euro për inskenimin e bisedës.

I pyetur nga gjyqtari Artan Gjermeni për rrethanat e cështjes, ai u përgjigj: “Mu ofrua shuma 200 mijë euro për regjistrimin. E bera unë regjistrimin. Do t’i ndaja gjysmë për gjysme me Albert Veliun. Do na i jepte Salianji. Nuk m’i dhanë leket, se po t’i merrja nuk do të bëja kallëzim. CD-ne ia dhamë Salianjit tek PD. Përmes regjistrimit donim të goditej Fatmir Xhafaj. Albert Veliu nuk duhet të dilte në intervistë, por i ka bërë presion Ervin Salianji”.

Më pas Alizoti përfshin në histori Sali Lushën, babain e këngëtarit Arkimed Lusha, i njohur si Stresi. “Kur Alberti iku në Kosove, unë kam ndenjur te shtëpia e Sali Lushës. Ne prisnim lekët. Kur shkova te PD më thotë kamarieri që kanë ikur. Ai më tha që Veliun e kishin veshur me mjekër dhe me paruke. Unë kam folur me të edhe mbrapa. Flisja dhe me Sali Lushën më mbrapa. i thosha, hajde të marrim leket dhe t’i ndanim bashkë, unë, Lusha dhe një shok i tij”.

Shkarkoni aplikacionin e A2