Çmimet Emmy, triumf për “Game of Thrones”

Seriali Game of Thrones ishte fituesi kryesor i mbrëmjes, në ceremoninë e Çmimeve Emmy.

Seriali më i vlerësuar në historinë e Emmy-t, me plot 38 çmime, e nisi mbrëmjen si favorit absolut pavarësisht pakënaqësive të adhuruesve për finalizimin e historisë.

Ai u vlerësua si drama më e mirë, ndërsa një prej aktorëve të serialit, Peter Dinklage, mori në shtëpi çmimin si aktori më i mirë në rol mbështetës.

Mbrëmja rezultoi zhgënjyese për shumë prej veteraneve të ekranit të cilët u anashkaluan në favor të emrave të rinj.

Jharrel Jerome u shpall aktori më i mirë, për interpretimin në “When they see you”. Në kategorinë e femrave triumfoi gjithashtu një aktore e re Waller Bridge, e cila la duarbosh pretendenten kryesore Julia Louis-Dreyfus.

“Fleabag” u shpall si seriali më i mirë komik. Çmime edhe për dramën sociale  “When They See Us” dhe Chernobil.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 8 viktima në 24 orët e fundit, 659 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 543 të shëruar në 24 orë, 6397 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 146 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar