Dy ditë para tërmetit nxënësit u stërvitën për rastet e emergjencave

Këto pamje janë filmuar me celular ditën e enjte, dy ditë para tërmetit të së shtunës.

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Betim Muço”, në Kombinat, janë trajnuar se si të reagojnë në rast tërmetesh.

Luan Shehu, kreu i zjarrfikësve Kombinat, tregon se si duhet të sillen nxënësit në momentet e para të tërmetit: “Duhet të qëndrojnë ulur, me një send që të mbrojnë kokën”.

Më pas, vjen edhe pjesa e menaxhimit të situatës nga vetë nxënësit dhe nga mësuesit.

Shehu shton se deri në fund të nëntorit kjo lloj stërvitjeje do të kalojë edhe tek shkollat e mesme.

Shkarkoni aplikacionin e A2