E shiti 500 mijë paund, Arsenal kërkon të rimarrë sulmuesin që sot vlen 50 milionë

Arsenal po mendon të marrë në skuadër sulmuesin Donyell Malen, i cili vlerësohet gati 50 milionë paund, vetëm dy vite pasi e shiti atë për 500 mijë paund.

“Topçinjtë” e shitën lojtarin te PSV Eindhoven në gusht 2017, pavarësisht se kishte nga ata brenda klubit që mendonin se ai do të shndërrohej në një lojtar të madh. Por pasi shënoi pesë gola në një ndeshje, në fitoren kundër Vitesse fundjavën e kaluar, Malen është shndërruar në një prej lojtarëve më të përfolur. Britanikja “The Mirror” raporton se Arsenal po monitoron paraqitjet e ish-lojtarit, që dikur shihej si “Thierri Henry” i ri. Deri tani, 20-vjeçari ka shënuar 11 gola në 13 takime, ndërsa debutoi me gol kundër Gjermanisë në ndeshjen e parë që luajti me Holandën.

Nuk është hera e parë që Arsenal bën një gabim të tillë. Ata shitën Serge Gnabry te Werder Bremen në vitin 2016 për vetëm 5 milionë paund, duke mos e vlerësuar si lojtar, ndërsa sot gjermani është shndërruar në titullar te Bayern Munchen dhe Gjermania.

Shkarkoni aplikacionin e A2