Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Harry Potter” fluturon mbi alpet franceze

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 11:36 | Lifestyle
“Harry Potter” fluturon mbi alpet franceze

Harry Poter e personazhe të “Star Wars” pushtuan qiellin mbi alpet franceze. Rreth 130 pilotë me kostume, u hodhën me parashutë nga alpet, si pjesë e të ashtuquajturave “Icarnival” apo “Kupa Icaar’, një konkurs që vlerëson pilotin me kostumin më të mirë.

“Është diçka që e bëjmë për qejf. Domethënë, unë fluturoj për gati 200 orë në vit, kështu këtu marr pjesë për të kënaqur spektatorët”, tha një pilot.

Fshati i vogël i Saint-Hilaire ka qenë organizator i rregullt i garës që prej viteve 70-të. Aktiviteti zgjat tre dite dhe sipas vlerësimeve, këtë vit joshi rreth 100 mijë spektatorë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani