Humb jetën këmbësori, u përplas nga makina

Foto ilustruese

Një 63-vjeçar humbi jetën në Shkodër pasi u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën.

Aksidenti rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në vendin e quajtur “Paçram”, Viktima me inicialet Z.U. u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve që kishte marrë nga përplasja.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident, 26 vjeçarin Rr.B. dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Shkarkoni aplikacionin e A2