Klasiku amerikan në shqip, ”Të bukur dhe të mallkuar”, si portreti i shoqërive të kamura

A do të na donin më shumë po të ishim të bukur dhe më të pasur? A i duam ne më shumë ata që e duan pushtetin dhe kanë paratë në dorë?

Pyetje të tilla i ka bërë i rrëfen përmes karaktereve fiktivë Fitzgerald një shekull më parë, por bota e lexon sërish e sërish atë. Romanin klasik ‘‘Të bukur e të mallkuar’’ tani mund ta kemi edhe në shqip.

“Historia i referohet një çifti, të cilët vijnë nga një shtresë aristokratësh. Ata janë vërtetë bijë të lindur të kësaj shtrese, por të mësuar me atë lloj mirëqenieje sociale, e cila i vendos në qendër të vëmendjes. Gloria që gjithmonë i referohet bukurisë së saj dhe i trembet venitjes së kësaj bukurie, tenton herë pas here që të futet në kinema, por mbetet një dëshirë e parealizuar. Ndërsa Antoni pret trashëgiminë e gjyshit të vet, me të cilën ai mendon se do të jetojë pafundësisht më mirë”, tregon një përmbledhje të shkurtër të librit kryeredaktorja e botimeve Pegi, Aida Baro.

“Të bukur dhe të mallkuar” vjen këtë shtator i përkthyer nga Alina Karauli.

Shkarkoni aplikacionin e A2