Klima dhe Irani, çështjet kryesore në asamblenë e OKB

Presidenti amerikan Donald Trump udhëtoi drejt Nju Jorkut të dielën. Ai dhe dhjetëra udhëheqës rreth globit do të marrin pjesë në asamblenë e përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuar, gjatë kësaj jave.

Para asamblesë, OKB organizon një samit të posaçëm për klimën. “Sekretari i Përgjithshëm kërkon që pjesëmarrësit të flasin për jo më shumë se 3 minuta, e të japin ide e propozime konkrete”, tha Richard Roth, korrespondent i CNN në OKB.

Do të diskutohet gjithashtu, “elefanti në dhomë”, tensionet mes SHBA dhe Iranit. “Ishte një sulm nga Irani kundër botës. Akti themelor i OKB është ai për mbrojtjen e paqes në botë. Kjo ishte një deklaratë lufte”, tha Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Autoritetet fajësojnë Iranin për sulmet e fundit kundër rafinerive saudite të naftës, diçka që Republika Islamike e mohon. Dhe tani, presidentët Trump dhe Rouhani do të jenë nën të njëjtën çati gjatë ditëve në vijim. Pora do të ketë një zbutje të qëndrimeve? “Asgjë nuk përjashtohet. Unë nuk kam ndërmend të takoje Rouhani-n por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë. Jam njeri fleksibël”, tha Trump.

OKB shërben si territor neutral për nxitjen e palëve të dialogojnë.

Shkarkoni aplikacionin e A2