Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kryeministri niset për në OKB, Rama zhgënjehet nga media dhe qytetarët për panikun

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 10:56 | Politikë
Kryeministri niset për në OKB, Rama zhgënjehet nga media dhe

Kryeministri Edi Rama u nis për në New York, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e përvitshme të Kombeve të Bashkuara, pas udhëtimit që ndërpreu për shkak të tërmetit të së shtunës.

Kreu i qeverisë tha se mediat që përhapen panik mbrëmë duhen ndëshkuar sipas ligjit, por njëkohësisht, është thellësisht i keqardhur, që shumë prej qytetareve, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr dhe kaos.
 
'Ne çohemi çdo mëngjes e vazhdojmë rrugën e jetës, pa menduar se atë ditë mund të na ndalë zemra dhe biem të flemë çdo natë, pa menduar se mund të mos e shohim ditën tjetër. E pra, po aq absurde sa mund të duket të jetosh nga mëngjesi në mbrëmje me idenë e fundit të jetës, është edhe frika se nga momenti në moment, mund të bjerë tërmet'', thotë kryeministri në këtë postim që e shkroi nga Stambolli si përshëndetje e mëngjesi drejt rrugës së tij për në Shtetet e Bashkuara ku tha se do të zhvillojë takime të rëndësishme, mes të cilëve dhe presidentin Donald Trump.

A2 CNN Livestream

Dita jonë