Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lampard kërkon Hysajn, por Napoli mund të bëhet pengesë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 11:57 | Futboll
Lampard kërkon Hysajn, por Napoli mund të bëhet pengesë

Frank Lampard kërkon të marrë Elseid Hysajn te Chelsea, por duket se Napoli po i prish planet pasi ka ndërmend t’i ofrojë mbrojtësit shqiptar rinovimin. Kapitenit të kombëtares i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe largimi duket i mundshëm pasi nuk ka qenë i preferuari i trajnerit Carlo Ancelotti për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Chelsea momentalisht është i ndaluar të blejë lojtarë, por pezullimi përfundon në verë, ose edhe në janar, nëse dënimi ulet në apel. Kjo mund të bëjë që Lampard të bëjë ofertë për Hysajn sapo t’i jepet mundësia. Megjithatë, sipas “Daily Express” në Angli, Napoli ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin Hysajt, për të mos e lënë të largohet me parametra zero në fund të këtij sezoni.

Për shqiptarin u interesua edhe Manchester United, por më vonë trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi të merrte në skuadër Aaron Wan-Bissaka. Vetë lojtari ka qenë edhe më parë pjesë e lajmeve të merkatos për një transferim te Chelsea, kur drejtohej nga ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, por tashmë italiani është rikthyer në Serie A, te Juventus.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani