Moti i keq në vend, 290 rrufe në vetëm 10 minuta

rrufe

Shërbimi Ushtarak Meteorologjik (SHMU) njofton se reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan.

Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin e Lezhës me 53 mm, Shkodrës me 26 mm, Tiranës 20 mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullshme deri në 15-18 m/sek.

SHMU thekson se në vetëm 10 minuta ka patur 290 rrufe.

  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 131 raste të reja në 24 orë me COVID-19
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 201 persona në spital, 17 në terapi intensive, 8 të intubuar