Nisin konstatimet e dëmeve pas tërmetit, kriteret për banesë të re

Një shtëpi e goditur nga tërmeti do të klasifikohet e pabanueshme dhe do të rindërtohet nëse çatia ka rënë, ka çarje të mureve, shkëputje të trarëve dhe dëmtime të tjera.

A2 ndoqi nga afër konstatimet e Institutit të Ndërtimit në Kuç të Vorës.

“Nuk kam ku të shkoj. I kam kërkuar ndihmë Zotit se prej bashkisë asgjë”, tha zonja e shtëpisë.

“Mos u shqetëso, shtëpia do të bëhet e re. Ne prandaj jemi këtu”, ishte përgjigjja e punonjëses së Institutit të Ndërtimit, Ina Shenaj.

Më tej, ajo shtoi se një pjesë e mirë e banesave nuk përbëjnë rrezik për jetesën, ndërsa për ato që konsiderohen të rrezikshme, banorëve të tyre u janë sjellë çadra.

Por, ka edhe nga ata që ankohen se komisionerët i kanë shpërfillur.

Shkarkoni aplikacionin e A2