Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Nisin verifikimet pas tërmetit, Balluku: Shteti do marrë përsipër rikuperimin e dëmeve

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 13:52 | Aktualitet
Nisin verifikimet pas tërmetit, Balluku: Shteti do marrë

Qeveria ka nisur inspektimet në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve nga tërmeti që kanë pësuar mbi 500 ndërtesa.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka prezantuar grupin e vlerësuesve, të përbërë nga ekspertë të Institutit të Ndërtimit dhe Inxhinierisë dhe me mbështetjen e kompanive të ndërtimit. Këto verifikime do të shërbejnë për rikuperimin e të gjitha dëmeve.

“Që gjatë ditë së djeshme iu jemi drejtuar të gjitha kompanive të cilat kanë kapacitete ndërtuese dhe iu kemi kërkuar që të na mbështesnin me stafet e tyre për të shtuar grupet që sot janë në terren. Dhe janë grupet që po bëjnë aktet e verifikimit dhe më pas aktet e vlerësimit. Dje grupet janë shpërndarë në Durrës, Elbasan dhe Tiranë dhe në Vorë, aty ku zonat janë ato më të prekura. Do të vazhdojmë të jemi kështu çdo ditë, derisa të përfundojmë dhe aktin e fundit të verifikimit për çdo shtëpi apo banesë. Shteti do të marrë përsipër të gjithë rikuperimin e dëmeve që kanë ndodhur nga ky tërmet”, deklaroi ministrja Balluku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë