OKB hap punimet, Thunberg: Më keni grabitur ëndrrat

Vetëm 16 vjeç, por tronditi të gjithë liderët botërorë. Aktivistja e njohur për klimën, Greta Thunberg hapi punimet në Asamblenë e Përgjithshme të 75 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me kritika të forta për të pranishmit.

Përballë liderëve më të rëndësishëm të globit ajo tha se ata kanë dështuar në përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike: “Unë nuk duhej të isha këtu, por në shkollë, në pjesën tjetër të oqeanit. Sërish ju vini tek ne të rinjtë dhe kërkoni shpresë. Si guxoni? Ju më keni grabitur ëndrrat dhe fëmijërinë time me fjalë boshe, dhe prapë jam nga fatlumët. Njerëzit po vuajnë, po vdesin, i gjithë ekosistemi po shembet”.

Rreth 60 liderë nga e gjithë bota marrin pjesë në takimin njëditor të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Gjatë këtij eventi, ai mbajti dhe një fjalim për klimën, që ngjasonte me një autokritikë: “Natyra është e inatosur. Mashtrojmë veten nëse mendojmë se mashtrojmë natyrën, pasi natyra gjithmonë godet mbrapsht. Në të gjithë botën, ajo po godet furishëm”.

Ndërkohë, në selinë e Kombeve të Bashkuara mbërriti dhe Presidenti amerikan, Donald Trump. Momenti i hyrjes së kreut të Shtëpisë së Bardhë përkoi me atë të aktivistes suedeze Thunberg, e cila e vështroi atë nga larg. 

Shkarkoni aplikacionin e A2