Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Paniku përfshiu shqiptarët, sizmologu: Tërmetet nuk parashikohen, ruani qetësinë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 09:32 | Aktualitet
Paniku përfshiu shqiptarët, sizmologu: Tërmetet nuk parashikohen,

Pas një tërmeti me magnitudë 4.5 dhe një lajmi të rremë për një tërmet më të fuqishëm mbrëmjen e së dielës, disa qytete në vend u përfshinë nga paniku.

https://a2news.com/2019/09/23/qendra-sizmologjike-europiane-mesdhetare-reagon-per-shqiptaret-termetet-nuk-parashikohen/

Megjithatë, në “Dita Jonë” përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi, është shprehur se nuk ka aspak vend për panik dhe situata pas tërmetit të së shtunës është normale.

https://a2news.com/2019/09/23/lajmi-i-rreme-per-termet-te-fuqishem-xhacka-shpifje-perverse-do-te-mbajne-pergjegjesi/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

“Ne mund t’iu themi se situata është duke u qetësuar. Nga aparaturat që ne kemi mund t’iu sigurojmë se situata sizmologjike është shumë e qetë në këto orët e fundit. Nuk ka asnjë rrezik që njerëzit të shqetësohen. Çdo ngjarje sizmike shoqërohet me pasgoditje. Po ashtu edhe tërmeti i së shtunës është shoqëruar me një numër të madh pasgoditjesh. Deri tani janë regjistruar mbi 400 ngjarje. Koha e zgjatjes së paslëkundjeve përcaktohet nga kushtet e truallit, në varësi të ngjarjes sizmike, sa e fuqishme ka qenë dhe kushteve gjeologjike që e kanë favorizuar këtë ngjarje. Dhe një tërmet me mgnitudë 5.8 mendojmë se do të ketë një periudhë më të gjatë për t’u normalizuar. Mund të zgjatin edhe 1 muaj”, tha Koçi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu