Përballja me pasojat e tërmetit, Bashkia Durrës lëvron fondin 10 milionë lekë

Bashkia e Durrësit ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit bashkiak, në rendin e ditës ishte përballimi i pasojave të tërmetit të 21 shtatorit.   

Për këtë arsyeje, Bashkia e Durrësit ka vendosur të akordojë shifrën prej 10 milionë lekë për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.

 Shuma do të përballohet nga fond i kontingjencës të buxhetit të Bashkisë për vitin 2019.

Ndërkohë, ditën e djeshme është premtuar si ndihmë një fond edhe nga Bashkia e Tiranës, i cili mund të përkufizohet në rreth 200 mijë dollarë.  

Shkarkoni aplikacionin e A2