Përhapja e panikut, Marku i kërkon Prokurorisë së Tiranës që të veprojë

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka kërkuar nga Pokuroria e Tiranës, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në një njoftim për shtyp nga Prokuroria e Përgjithshme, bëhet me dije se Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit.

Prokuroria e Tiranës ka reaguar duke theksuar se hetimet kanë nisur që ditën e djeshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2