Presidenti iranian: Uashingtoni i dëshpëruar, presionet dështuan – A2

Presidenti iranian: Uashingtoni i dëshpëruar, presionet dështuan

501ee6cc5d472839f89c69173a795202 1100x620

Ndërsa shpresohet që samiti i OKB do të shërbejë për një zbutje të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, republika islamike nuk heq dorë nga tonet sfiduese.

Duke iu referuar sanksioneve amerikane, Presidenti Hasan Rouhani tha se Uashingtoni ndihet  i dëshpëruar përballë rezistencës së Iranit.

“Amerikanët po sanksionojnë institucione që kanë qenë në listën e zezë. Kjo sinjalizon dëshpërimin total të Shteteve të Bashkuara dhe tregon se sanksionet maksimale dhe presioni maksimal kanë dështuar. Shteti i madh i Iranit ka rezistuar me sukses gjate vitit të fundit”, deklaroi Rouhani.