Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare reagon për shqiptarët: Tërmetet nuk parashikohen

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 00:32 | Aktualitet

Shumë qytetarë në Shqipëri janë përfshirë nga paniku pas tërmetit me magnitudë 5.8 të pasdites së të shtunës, i cili shkaktoi dëme të shumta materiale, por edhe disa persona të lënduar.

Pak kohë më parë ishte Presidenti Meta që kërkoi informacione për gatishmërinë nga autoritetet në vend, teksa i referohej një sizmologu grek që fliste për një tërmet të fuqishëm që do të godiste vendin tonë.

Të shumtë ishin ata që e lidhën tërmetin e së shtunës me parashikimin e sizmologut grek. Por për këtë rast është detyruar të reagojë edhe Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare. Me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, qendra e sizmologjisë u drejtua shqiptarëve të dielën, duke sqaruar se askush nuk mund të parashikojë tërmetet. Parashikimi i tyre nuk ekziston. Ndërsa bën thirrje bën qetësi.

https://a2news.com/2019/09/23/lajmi-i-rreme-per-termet-te-fuqishem-xhacka-shpifje-perverse-do-te-mbajne-pergjegjesi/

Situata u bë edhe më dramatike në vend pas tërmetit me magnitudë 4.5 mbrëmjen e së dielës dhe lajmit në portale se një tjetër më i fuqishëm do të godiste vendin në orën 23:30, i cili nuk ndodhi.

Ky lajm i rremë në portale nxori me qindra e mijëra njerëz në Tiranë e Durrës në rrugë, duke krijuar një panik të jashtëzakonshëm. Sheshet u mbushën me njerëz, e ndërsa rrugët u bllokuan nga trafiku.

https://a2news.com/2019/09/22/serish-lekundje-termeti-sizmologu-rreziku-kryesor-ka-kaluar/

Kjo situatë e paprecedentë, ndoshta unike për mënyrën e krijuar, detyroi edhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka të dalë një konferencë të jashtëzakonshme për të sqaruar e njëkohësisht qetësuar qytetarët.

Xhaçka kishte në krah edhe një sizmolog, i cili konfirmoi se është normale situata aktuale në vend. Një tërmet i fuqishëm shoqërohet me lëkundje më të lehta, tha ai. Më tej, ministrja e cilësoi lajmin si një shpifje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. “Kodi Penal e dënon përhapjen e lajmeve, informatave, të rreme dhe ky akt kriminal është i dënueshëm me burg”, tha Xhaçka.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani