Takimi me liderët e Ballkanit, Mogherini: Negociatat me Shqipërinë, çështje kyçe për BE

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini zhvilloi një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor në sajë të Asamblesë së Përgjithshme të 74-t të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Shqipëria, në këtë takim, u përfaqësua nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Gjatë darkës së punës, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimorë vlerësuan progresin e rajonit drejt integrimit në BE.

“Ata shprehën mbështetje për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke nënvizuar se ky vendim është thelbësor jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për të gjithë rajonin dhe Bashkimin Europian”, tha Mogherini.

Ndër të tjera, ata mbështetën vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Gjithashtu liderët e Mogherini shprehën solidaritet për Shqipërinë për shkak të tërmeteve që goditën vendin tonë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2