Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vdiq me atak kardiak në Shkodër, mediat bullgare: Ai boksier nuk është Isus Velichkov

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 23:02 | Sporte të tjera

Vdekja tragjike e një boksieri bullgar ditën e shtunë në Shkodër, nga tragjike po shndërrohet shumë shpejt në një “triller” plot mistere.

Sipas mediave bullgare, personi që ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak gjatë dyluftimit në ring kundër shqiptarit Ardit Murja nuk mund të jetë bullgari Isus Velichkov por një person tjetër, me emër Boris Stanchov, që nuk ka asnjë historik në atë disiplinë sportive.  

Fotografi e Boris Stanchov

Sipas burimeve bullgare, Stanchov ka përdorur licencën e Velichkov, me lejen e këtij të fundit, si dhe me kartelën shëndetësore të tij.

Isus Velichkov

Gjendja shëndetësore e viktimës nuk ishte  emirë, gjithmonë sipas këtij rrëfimi, sepse ai ra përtokë thuajse qysh nga goditja e parë.  

https://a2news.com/2019/09/21/turneu-i-boksit-ne-shkoder-humb-jeten-boksieri-bullgar/

Shumë pikëpyetje mbeten për t’ u sqaruar, nga motivi i shkëmbimit, deri tek gjendja e vërtetë klinike e viktimës, në atë që në qoftë se konfirmohen dyshimet mund të jetë një skandal i madh për boksin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë