
Kryeministri Edi Rama ka takuar në Nju Jork homologun e tij grek, Kiriakos Mitsotakis.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë ai që ka njoftuar për bashkëbisedimin, ndërsa ka postuar edhe disa foto në Facebook.
“OKB, Nju Jork – Me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis🇦🇱🇬🇷. Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”, shkruan Rama.
Kryeministri grek Mitsotakis, më 25 maj, paralajmëroi bllokimin e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai tha se do të mbrojë të drejtat e pakicës kombëtare greke: “Nëse këto të drejta nuk respektohen, Shqipëria ta harrojë rrugëtimin drejt BE-së”.