Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ambasada e SHBA: Ndryshimi që ne po sjellim, lajm i keq për zyrtarët e korruptuar

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 13:48 | Politikë
Ambasada e SHBA: Ndryshimi që ne po sjellim, lajm i keq për

Zëvendës shefi i Misionit në Detyrë të USAID, Dan Koski, paralajmëroi gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania se ndryshimet që SHBA po përpiqet të sjellë në Shqipëri nuk pëlqehen nga të gjithë.

“Fatkeqësisht, jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen”, tha Koski.

“Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë