Asambleja e OKB-së, ironia e Trump për 16-vjeçaren Thunberg: Duket e lumtur!

Donald Trump shfaqet përçmues dhe ironik ndaj Greta Thunberg dhe fjalimit të saj të emocionuar dhe emocionues në Kombet e Bashkuara.

 “Duket një vajzë shumë e lumtur dhe e projektuar drejt një të ardhmeje të shkëlqyer”, shkruan presidenti amerikan në Twitter duke shoqëruar komentin ironik me një video të fjalimit të aktivistes suedeze.

Gjatë samitit për Klimën në Nju Jork, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Greta Thunberg iu drejtua liderëve botërorë në lot duke i akuzuar se i kanë vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë me premtime boshe.

Më pas në një zhvillim tjetër, aktivistja suedeze e shigjetoi Trumpin me një vështrim, i cili u kap me kamera dhe bëri xhiron e botës.

Shkarkoni aplikacionin e A2