Balotelli nuk bën mrekullinë, Juve fiton edhe pa Ronaldon

Juventus arrin fitoren ndaj Breshës të Mario Balotellit duke luftuar për 90 minuta, por duke merituar në fund trepikëshin që për momentin e dërgon në majën e klasifikimit të Serie A.

Djemtë e Sarrit e gjejnë veten në dizavantazh qysh në minutat e para, kur një gjuajtje e fortë e sulmuesit Donnarumma (që nuk është kushëri me portierin e Milanit) surprizon portierin polak Szczesny, që duket pothuajse e i frikësuar dhe nuk reagon siç duhet.

Juve fillon të reagojë, por Bresha luan si e barabartë, dhe nuk rrezikon shumë. Cristiano Ronaldo nuk luan për një problem muskulor, në vendin e tij Dybala përpiqet po pa rezultate konkrete.  Atëherë barazimi vjen nga një goditje këndi ku portieri i Breshës devijon topin te mbrojtësi i tij duke shkaktuar autogol në minutën  e 40-të.

Pjesa e dytë fillon me raste të shkëlqyera të Juves me anë të francezit Raboit, Higuain dhe Dybala.

Në të 63-ën, një goditje dënimi i Dybalës në mur mundëson gjuajtën e “hidhur “karakteristike të boshnjakut Pjanic, që dyfishon rezultatin.

Bresha nuk dorëzohet, Balotelli duhet të përmirësojë gjendjen fizike por është shpesh herë i rrezikshëm, dhe Szczesny bën një mrekulli ndaj Martellës, duke mbajtur rezultatin pozitiv për kampionët në fuqi.

Shkarkoni aplikacionin e A2