Banesat e dëmtuara, Lleshaj apel banorëve: Zhvendosuni përkohësisht në qendrat e pritjes – A2

Banesat e dëmtuara, Lleshaj apel banorëve: Zhvendosuni përkohësisht në qendrat e pritjes

lleshajjjjj 1100x620

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte paraditen e së martës në disa fshatra të prekur nga tërmeti i së shtunës në Shijak, nga ku u bëri apel banorëve me shtëpi të dëmtuara të zhvendosen përkohësisht në qendrat e pritjes dhe Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

“Unë e di që kanë probleme, kanë bagëti, kanë materiale por më e rëndësishmja nga të gjitha është të garantojmë sigurinë e këtyre qytetarëve. Kështu që u bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që janë në kushte të ngjashme me këtë familje këtu, të bashkëpunojnë për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi ndërtuar!”, tha Lleshaj.

Lleshaj shoqërohej nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe pushtetit lokal, dhe me këtë rast shpërndau disa pako me ushqime dhe veshmbathje për familjet më në nevojë.