Braktisja e fshatrave, shkollat pa nxënës në Bestrovë e Kërkovë

Fenomeni i mungesës së nxënësve në shkollat 9-vjeçare po godet gjithnjë e më shumë zonat rurale dhe fshatra. Më shumë se kushdo tjetër këtë fenomen po e vuajnë fshatrat Bestrovë dhe Kërkovë në rrethin e Vlorës.

Investimi në shkollën e Bestrovës, para pak vitesh ku miliona lekë u hodhën për fushat sportive dhe ambientet e brendshme, rezultoi i shkuar dëm, pasi këtë viti shkollor, kjo shkollë nuk ka hapur dyert për shkak të mungesës së nxënësve.

Një tjetër fshat që po rrezikon mbylljen e shkollës është edhe ai i Kërkovës, ku numri i nxënësve është përgjysmuar dhe aktualisht numëron pak më shumë se 30 nxënës.

Banorët e Kërkovës iu bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa, pasi vendi po shkretohet dhe rinia po largohen. Por edhe pse kërkesa të tilla janë bërë edhe më parë nga këta banorë, nuk është marrë asnjë masë konkrete, përveç premtimeve boshe, veçanërisht gjatë fushatave elektorale. 

Shkarkoni aplikacionin e A2