Çmimi i FIFA, “The best”, zbulohen votat e Shqipërisë dhe Kosovës

La Scala në Milano u shndërrua në Teatrin e Madh të futbollit, me Lionel Messin që fitoi çmimin The Best, si “Lojtari i Vitit”. Ylli argjentinas triumfoi përballë favoritit Virgil Van Dijk, ndërsa pas ceremonisë, FIFA-s zbuloi edhe votat e shteteve përkatëse, nga trajneri i ekipit përfaqësues, kapiteni dhe një gazetari përzgjedhur.

Nga votat e Shqipërisë, preferenca e parë e trajnerit Edy Reja ishte ylli egjiptiani Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Messit i akordoi tre pikë. Kapiteni Mërgim Mavraj nuk e përfshiu kapitenin e Barcelonës mes votave finale, ndërsa gazetari Dritan Shakohoxha dha maksimumin e pikëve për Van Dijk, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo e Messi.

Votime mbresëlënëse te Kosova. Trajneri Bernard Challandes, gjeti Messin fitues dhe Van Dijk në vendin e dytë. Edhe më të goditura, zgjedhjet e gazetarit Arben Berisha, i cili gjeti me saktësi renditjen e finalistëve, ndërsa për kapitenin Samir Ujkani, “Lojtari i Vitit” duhej të ishte pikërisht mbrojtësi holandez i Liverpool, Van Dijk.

Përsa i takon votimeve të finalistëve, ra në sy fakti se Lionel Messi vazhdon t’i japë pikë rivalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo, të cilin e pozicionoi pas yllit të Liverpoolit, Sadio Mane. Ronaldo, nga ana e tij, nuk i dha si zakonisht asnjë pikë Messit, duke përzgjedhur vetëm yjet e rinj të futbollit, De Ligt, De Jong dhe Kylian Mbappe. Van Dijk votoi kapitenin e argjentinës, i cili në fund i rrëmbeu trofeun prestigjoz dhe dy shokët e ekipit, Mohamed Salah e Sadio Mane.

THE BEST
SI VOTOI SHQIPËRIA
Edoardo Reja: Mohamed Salah, Lionel Messi, Frenkie De Jong
Mërgim Mavraj: Cristiano Ronaldo, Sadio Mané, Mohamed Salah
Dritan Shakohoxha: Virgil Van Dijk, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi

SI VOTUAN FINALISTËT
Lionel Messi: Sadio Mané, Cristiano Ronaldo, Frenkie De Jong
Cristiano Ronaldo: Matthijs De Ligt, Frenkie De Jong, Kylian Mbappé
Virgil Van Dijk: Lionel Messi, Mohamed Salah, Sadio Mané

Shkarkoni aplikacionin e A2