Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

E rrallë, senatori qëllon me pistoletë drejt protestuesve

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 09:48 | Bota

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Senatin e Haitit, ku një senator qëlloi me armë jashtë ndërtesës duke plagosur dy persona, një prej të cilëve fotograf.

Senatori Jean Marie Ralph Féthière filloi të qëllonte me pistoletë ndërsa dilte nga ndërtesa e parlamentit, ku u përball me një grup protestuesit. Ligjvënësi u shpreh para policisë se qëlloi ndaj të pranishmëve për të mbrojtur veten pasi e sulmuan.

Fotografi i lënduar në incident mori një plagë në fytyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nuk dihet fati i të plagosurit tjetër, i cili mendohet të jetë një roje sigurie.

“U sulmova nga një grup i dhunshëm militant në dalje të parlamentit, prandaj qëllova me pistoletë”, tha senatori Fethier për një radio lokale. Autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë