Financat e partive për zgjedhjet, KQZ: Deklaroni shpenzimet deri më 26 shtator

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve doli në një deklaratë për mediat për çështjen e financave të partive politike për zgjedhjet.

Sipas KQZ, 26 shtatori është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë llogaritë me paratë e shpenzuara për 30 qershorin. Deri më tani 5 parti kanë kryer detyrimin ligjor.

“Partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhje, kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve raportin që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjithë shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuara. Afati i fundit është data 26 shtator 2019. Deri tani nga 36 parti pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit pranë KQZ kanë dorëzuar raportin vetëm 5 parti politike”, tha zëdhënësja e KQZ.

Shkarkoni aplikacionin e A2