Lëkundje sizmike në Greqi dhe Turqi – A2

Lëkundje sizmike në Greqi dhe Turqi

Untitled collage 3 21 1100x620

Një lëkundje sizmike me magnitudë 5.6 Rihter është regjistruar mëngjesin e së martës në ishullin grek të Kretës. Epiqendra e tërmetit ka qenë 100 km në jug të Makry Gialos dhe thellësia e tij ishte 20 km nën tokë.

Një tjetër lëkundje 4.7 Rihter është regjistruar disa minuta më vonë në Turqi, 64 km larg Stambollit në rajonin e Silivri.

Deri tani, autoritetet e të dyja vendeve nuk raportojnë për persona të lënduar apo dëme si pasojë e tërmeteve.