“Liverpool vret tifozët e tij”, ndërhyrja e papërshtatshme në transmetim të drejtpërdrejtë

Një tifoz i Chelsea ndërpreu një lidhje direkte televizive të “Blues TV” për të akuzuar Liverpool se “vret tifozët e tij”, duke iu referuar tragjedisë së Hillsborough në vitin 1989.

“Liverpool vret tifozët e tij dhe klubi përfitoi nga vdekja e tyre”, tha tifozi i cili ndërpreu intervistën e dy tifozëve të tjerë, duke vënë në pozitë të vështirë gazetaren.

Tifozi londinez ishte i zemëruar për faktin që Liverpool fitoi ndaj Chelsea me rezultatin 2-1 në “Stamford Bridge”.

96 tifozë të Liverpool vdiqën në 15 prill 1989 në Hillsborough, gjatë gjysmëfinales që “The Reds” luajtën ndaj Nottingham Forest. Në stadium u futën më shumë tifozë sesa mbanin shkallët dhe nisën të shtypin njëri-tjetrin, ndërkohë që policia refuzoi të hapte rrethimin në mënyrë që tifozët të hynin në fushë për të shpëtuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2