Messi në histori, tre tituj individual brenda vitit

Lojtari më i mirë i vitit nuk ishte i vetmi sukses për Lionel Messin në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve.

“Pleshti” ka vendosur njëkohësisht një tjetër rekord, duke u futur në histori si lojtari i parë që fiton titullin “The Best” nga FIFA, “Këpucën e Artë” dhe trofeun “Pikiki” në Spanjë.

Messi ishte golashënuesi më i mirë në “La Liga” dhe në Europë gjatë sezonit 2018-2019, me 36 gola. Një tjetër rekord ky që nxit debatin se kush është futbollisti më i mirë dy dekadave të fundit, ylli argjentinas apo ai portugez.

Shkarkoni aplikacionin e A2