Pas tërmetit vërshon shiu, përmbyten rrugët, reshjet largohen sot

Tërmetet i lanë vendin shiut. Stuhi ere dhe shiu përfshinë vendin, duke shkaktuar përmbytje në disa zona.  

Në Tiranë, uji vërshoi në rrugë duke përmbytur tre shkolla si dhe duke krijuar kaos në qarkullimin e automjeteve.  Disa rrugë u bllokuan, ndërsa probleme ka pasur edhe në Kamëz, ku disa shtëpi rrezikohen nga rezervuari i zonës. Reshjet janë shoqëruar edhe me vetëtima, përgjatë gjithë kohës.

Probleme janë raportuar edhe në Durrës, ku banorët e vendosur jashtë nëpër çadra, për shkak të dëmtimit të shtëpive nga tërmeti, janë detyruar të zhvendosen në kampet e pushimit. Ndërkohë situatë shqetësuese ka pasur edhe në Krujë, ku raportohet për përmbytje të kateve të para të disa pallateve.  

Shkarkoni aplikacionin e A2