Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pezullimi i Parlamentit, Gjykata Supreme ndal Boris Johnson

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 12:12 | Bota
Pezullimi i Parlamentit, Gjykata Supreme ndal Boris Johnson

Vendimi i Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin ishte i paligjshëm. Vendimi historik u dha martën nga Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe. Kryeministri pezulloi punimet e dhomës së komunëve me 5 jave, me pretendimin se kjo do të lejonte mbajtjen e një fjalimi nga Mbretëresha Elizabeta për politikat e reja të qeverisë së tij. Por gjykata më lartë e mbretërisë së bashkuar tha se pengimi i deputeteve për të kryer detyrën e tyre, ishte i gabuar .

“Gjykata arrin në përfundimin se vendimi për të këshilluar madhërinë e saj për të çuar në pushim të detyruar parlamentin ishte i paligjshëm, pasi frustroi dhe pengoi parlamentin për të kryer funksionet kushtetuese pa një justifikim të arsyeshëm”, tha Lady Brenda Hale, kryetare e Gjykatës Supreme.

https://a2news.com/2019/09/24/vendimi-i-gjykates-kryetari-bercow-parlamenti-britanik-mblidhet-neser/

Një kolegj prej 11 gjyqtarësh vendosi njëzëri se pezullimi ishte i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt. Tani është në dorë të kryetarëve të Dhomës së Komunëve dhe asaj të Lordëve të mbledhin sa më shpejt deputetët.

Kryetari i dorëhequr i Dhomës së Komunëve Bercow e mirëpriti vendimin dhe tha se parlamenti duhej mbledhur pa asnjë vonesë. Ai shtoi se do të konsultohej me urgjencë me liderët e partive. Kritikët e akuzojnë Johnson, se me pezullimin e parlamentit po përpiqej të pengonte përpjekjet e deputetëve kundër një Brexit-i pa ujdi. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani