Plagosje me armë zjarri në Kavajë

Momenti kur dy persona i marrin armën autorit të ngjarjes

Një person është qëlluar me armë zjarri pak para mesditës së të martës në Kavajë. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10 në lagjen numër 2.

Sipas policisë, shtetasi Fitim Baboqi, 31 vjeç, për motive të dobëta ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit R.T. 53 vjeç, duke e lënë të plagosur.

53-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes ka vijuar të qëllojë në ajër me kallashnikov, edhe pas plagosjes, por kanë ndërhyrë disa persona që e njihnin, të cilët e kanë “izoluar”, derisa policia ka mbërritur dhe e ka shoqëruar.

Shkarkoni aplikacionin e A2