PO-ja me kushte e CDU/CSU, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi grupet parlamentare të Bundestagut gjerman, CDU/CSU si dhe SPD, autorizuan qeverinë federale të mbështesë hapjen e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian tetorin e ardhshëm, por me një seri konstatimesh dhe kushtesh që Tirana duhet të plotësojë më pas.

“LAJM I MIRË! Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE. Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave. FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2