Shoku i boksierit të vdekur në Shkodër: Trajneri i dha një ampulë para ndeshjes

Një tjetër mister i shtohet vdekjes së boksierit Boris Stanchov në Shkodër. Bullgari, që në Shqipëri doli në ring me emrin e një boksieri tjetër sepse nuk kishte licencë, sipas deklaratave të shokut të tij të ekipit, para ndeshjes kishte marrë një ampulë me një substancë të panjohur. 

“Trajneri i dha një ampulë me përmabjtje të panjohur, të cilën nuk e njoh. Kjo ndodhi për ta dobësuar, në mënyrë që të humbiste, por ai nuk pranoi ta pinte. Gjithsesi, përbërësi i ampulës iu hodh në një gotë uji dhe Borisi piu gjysmën”, tha shoku i tij.

Ky ishte detaji rrënqethës i zbuluar nga shoku i tij Ruslan Nikolov, i cili mund të tregojë shumë për ngjarjen.

Ndërkohë, trajneri i ekipit kombëtar të boksit amator Zef Gjoni u shpreh në lidhje me ngjarjen e rëndë se trajneri duhet të kishte ndërprerë ndeshjen që pas simptomave të pazakonta të shfaqura nga viktima, Boris Stançov.

Misteri i ndarjes nga jeta të boksierit bullgar me identitet të dyfishtë vazhdon, deri në publikimin e rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore. Aty pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe substanca e përdorur nga Boris Stanchov.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte
  • LAJMI I FUNDIT | Franca shuan optimizmin, Macron: Negociatat pas reformimit të BE