Trump në OKB: E padrejtë që nuk kam marrë një Nobel

Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Donald Trump përsërit një prej pretendimeve më të hershme të tij, atë për Çmim Nobel.

Është e padrejtë që nuk jam vlerësuar me Nobel për paqen, thotë kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Mendoj se do të merrja Çmimin Nobel për paqen për shumë gjëra nëse ai do të caktohej në mënyrë të drejtë. Por kjo nuk ndodh. Ata i dhanë një Nobel ish-presidenti Obama menjëherë pas ardhjes në pushtet, dhe as ai vetë nuk e dinte përse e mori çmimin. Dhe a e dini çfarë? Kjo është e vetmja pikë për të cilën dakordësohem me të”, tha Trump.

Shkarkoni aplikacionin e A2