UEFA vendos se ku do të luhen finalet e Champions për 3 sezonet e ardhshme – A2

UEFA vendos se ku do të luhen finalet e Champions për 3 sezonet e ardhshme

UEFA ka zyrtarizuar finalet e Champions League për tre edicionet e radhës.

Kështu, finalja e vitit 2021 do të luhet në Rusi dhe më konkretisht në stadiumin e Zenitit të Shën Pjetërburgut. Kjo do të jetë hera e dytë pas finales së zhvilluar në “Luzhniki” mes Chelsea dhe United në vitin 2008.

Finalja e vitit 2022 do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut, stadium që ka mirëpritur pak vite më parë sfidën mes Bayern dhe Chelsea, ku triumfuan londinezët.

Ndërkohë, në “Wembley” të Londrës do të luhet finalja e vitit 2023.

Shkarkoni aplikacionin e A2