Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vendimi i gjykatës, kryetari Bercow: Parlamenti britanik mblidhet nesër

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 15:33 | Bota
Vendimi i gjykatës, kryetari Bercow: Parlamenti britanik mblidhet

Parlamenti britanik risin punimet të mërkurën. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Dhomës së Komunëve, John Bercow, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Londrës për të cilësuar të paligjshëm pezullimin e punimeve nga kryeministri Boris Johnson.

“Kam udhëzuar autoritetet që të përgatiten për rinisjen e punimeve në Dhomën e Komunëve, pezullimi i tyre ishte i paligjshëm dhe i pakuptimtë”, tha John Bercow, kryetar i Parlamentit britanik.

https://a2news.com/2019/09/24/pezullimi-i-parlamentit-britanik-i-paligjshem-vendos-gjykata-supreme/

Vendimi i Gjykatës Supreme ka shtuar ndjeshëm presionin ndaj kryeministrit Johnson, i cili tashmë po përballet me thirrje të mëdha për dorëheqje. Arsyet e paraqitura për mbylljen e Parlamentit për 5 javë u rrëzuan nga organi më i lartë i drejtësisë në Britaninë e Madhe dhe po konsiderohen si mashtrim i Mbretëreshës Elizabet e Dytë. Duke marrë shkas nga këto zhvillime dhe zemërimi në rritje i qytetarëve, Laburistët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga ky moment.

“Ftoj Boris Johnson që të marrë në konsideratë pozitën e tij dhe të bëhet kryeministri më jetëshkurtër në histori. Prandaj bindu ligjit. Hiq largimin pa ujdi nga tavolina dhe mbaj zgjedhje për të vendosur një qeveri që respekton demokracinë, sundimin e ligjit dhe që sjell përsëri pushtetin tek populli”, u shpreh Jeremy Corbyn, lider i laburistëve. E ndërsa këto zhvillime trazuan Britaninë e Madhe, kryeministri Johnson gjendet në Nju Jork. Teksa hyri në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara për Asamblenë e 75-të, shefi i qeverisë së Londrës dukej mjaft i shqetësuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani