Virgil van Dijk: Isha pranë vdekjes, shkrova edhe testamentin

Virgil van Dijk, mbrojtës i Liverpool, ka zbuluar detaje mbi një episod në vitin 2012 që e bëri edhe të shkruante testamentin.

Holandezi vuajti nga apendisiti dhe pati infeksion në veshka, që e bënë të mendonte më të keqen.

“Isha pranë vdekjes, në atë moment mendova më të keqen dhe për këtë arsye shkrova edhe testamentin”, tha qendërmbrojtësi për “Four Four Two”.

“Në shumicën e rasteve të tilla, pacienti vdes. Në spital më kishin lidhur plot me tuba. Askush nuk fliste për vdekjen time, por unë e mendoja gjithë kohës”, deklaroi Van Dijk, i cili në atë kohë luante për Groningen.

Shkarkoni aplikacionin e A2