
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka komentuar pozitivisht tryezën e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore, duke e cilësuar si “një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithëpërfshirës dhe bipartizan”.
Sipas ambasadorit, pjesëmarrja e përfaqësuesve të qeverisë dhe të opozitës në një aktivitet të tillë dëshmon “gatishmërinë për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë”.
Sipas tij, reforma zgjedhore është “ thelbësore” për ecurinë e mëtejshme të anëtarësimit të Shqipërisë.