Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Aqua, jahti me hidrogjen që vjen nga “e ardhmja” prezantohet në Monako

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 23:46 | Teknologji
Aqua, jahti me hidrogjen që vjen nga “e ardhmja” prezantohet

Monaco Yacht Show është një nga panairet më të rëndësishme të nautikës botërore, ku ekspozohen jahtet më luksozë dhe teknologjike në botë.

Por vëmendja e të gjithëve ishte tek projekti i kompanisë holandeze Sinot, që paraqiti jahtin “Aqua”.

Mjeti lundrues, i gjatë 112 metra, bazohet në një teknologji me hidrogjen, që do të ruhet në dy depozita prej 28 tonelata secili, në një  ambient -253 gradë, që sipas projektuesve garantojnë 6000 kilometra autonomi.  

https://www.youtube.com/watch?v=fCoU617GJG8

“Aqua” sipas projektit pothuajse fantastiko-shkencor mund të mirëpresë 31 persona të ekuipazhit, dhe 14 miq që mund të  shfrytëzojnë palestrën, sallën e masazheve dhe pishinën me formë ujëvare.

Luks dhe teknologji, që shpreson të ketë financimet e duhura për t’u konkretizuar.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli