Çelja e negociatave, Kryemadhi: Rama lë Shqipërinë në listë pritjeje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se ndryshe nga Maqedonia e Veriut, që pritet të nisë negociatat në janar të vitit të ardhshëm, Shqipëria, pavaresisht po-së, vendoset në listë pritjeje.

Ato janë 9 kushte, ndër të cilat, disa të padëgjuara më parë.

“Gjermania gjithmonë ka mbrojtur interesat e vendit tonë në sfidat më të mëdha. Kjo pasqyrohet edhe me vullnetin pozitiv që ato patën me hapjen e negociatave, por duke vendosur disa kushte të tjera, përveç atyre të vitit 2018. Janë shtuar edhe 9 kushte të tjera, ndërkohë që Maqedonia merr në janar datën për hapjen e negociatave. Pra, ne jemi në një listë pritjeje. Në 3 vite nuk kemi bërë hapa përpara, por jemi tërhequr”, tha Kryemadhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2