Dialogu politik, Basha: Rama refuzoi propozimin e ndërkombëtarëve më 9 qershor

Në një bashkëbisedimet me gazetarët, Lulzim Basha, u pyet edhe për gatishmërinë e tij për dialog me Kryeministrin Rama.

Kreu i opozitës jashtë parlamentit u shpreh se ai dhe aleatët e PD kanë qenë pro dialogut. Ai thekson se Edi Rama ka refuzuar propozimin e ndërkombëtarëve për dialog më 9 qershor.

“Ashtu siç e kam bërë të qartë, as unë dhe opozita e bashkuar nuk kanë qenë pengesa për dialogun politik për zgjidhjen e krizës. PD dhe unë i kemi thënë po propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtar që në 9 qershor, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjen e krizës, është Edi Rama. Pushteti i tij vjen përpara Shqipërisë dhe shqiptarët. Fajtori për refuzimin e asaj oferte është Edi Rama”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2