Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Do të doja një nder nga ty”... Trump publikon telefonatën me Presidentin ukrainas

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 18:24 | Bota

Shtëpia e Bardhë ka publikuar këtë të mërkurë transkriptin e telefonatës mes Presidentit Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump i kërkon “një nder” Zelensky-t që të hetojë mbi Joe Biden dhe të punojë drejtpërdrejt me avokatin e tij personal Rudy Giuliani. Megjithatë, në telefonatë nuk përmendet asnjë “shpërblim” në ndihma për Ukrainën për këtë. Fillimisht, një burim brenda shërbimeve inteligjente zbuloi për mediat se në këtë telefonatë kishte shkelje nga ana e Presidentit Trump dhe kjo bëri që demokratët të nisnin procedurat për shkarkimin e tij.

Në telefonatë, Trump përmend me emër rivalin demokrat Biden, kërkon një hetim për kompaninë që lidhet me djalin e tij Hunter dhe parashikon se ekonomia e Ukrainës do të ecë gjithnjë e më mirë, por lidhje specifike mes hetimeve dhe ndihmës nga ana e SHBA nuk ka.

Vetë Presidenti e quajti këtë përpjekje të demokratëve për ta shkarkuar si “luftë politike”. “Nuk kishte presion, nga mënyra se si ishte interpretuar para publikimit, do të duhet të ishte telefonatë nga ferri”, tha Trump.

Por, kreu i Komisionit të Sigurisë së Brendshme, Adam Schiff, e krahasoi telefonatën me një “zhvatje mafiozësh”. Ndërsa senatori republikan Mitt Romney tha se ishte tepër shqetësuese. Nga ana tjetër, aleati i Trump, Lindsey Graham, u shpreh se do të ishte çmenduri shkarkimi i Presidentit për këtë telefonatë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë