Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Emigracioni në Francë, Macron: Problem, azilantët nga Shqipëria

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 11:08 | Aktualitet
Emigracioni në Francë, Macron: Problem, azilantët nga

Gjatë një intervistë në kuadër të samitit të OKB për Klimën, presidenti francez Emannuel Macron foli për një çështje të nxehtë në Francë, atë të emigracionit.

Kreu i Elysee përmendi Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, mes vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Francë. “Shpresoj që këto vende të reflektojnë”, tha Macron, duke ju referuar faktit se si Shqipëria ashtu edhe Gjeorgjia janë në listën e vendeve të sigurta.

‘Ka më pak emigrantë në Europë gjatë dy viteve të fundit, por ka rritje të kërkesës për azil në Francë’, shtoi Macron.

Presidenti francez flet për një shpërthim të hyrjeve në vend, nga azilantë që citojnë motive shëndetësore. Këto fenomene sipas tij duhet të adresohen me kujdes pasi Franca nuk mund të vazhdojë më me këtë situatë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani