Gara për Kryeprokuror, KLP: 3 nga 4 kandidatët përmbushin kushtet

Ka nisur paraditen e së mërkurës mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me rend dite miratimin e listës së kandidatëve që kanë shprehur interesin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar më tej garën pas vlerësimit paraprak.

Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati. Çdo anëtar të Këshillit do të shprehë mendimin e vet për plotësimin e kushteve ligjore të 4 kandidatëve në garë.

Pas shqyrtimit të dosjeve të kandidatëve, Këshilli ka vendosur se 3 nga katër kandidatët përmbushin kushtet dhe vazhdojnë garën për Kryeprokuror. Kandidatët që kanë përmbushur kushtet janë Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, ndërsa kandidati Alushaj nuk plotëson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur të parashikuar ne nenin 148/ a pika 3 të Kushtetutës dhe ligji 97/2016 “Për organizimin e funksionimin e  Prokurorisë”.

Alushaj mund të ankimojë vendimin brenda 3 ditëve nga marrja e vendimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2