Gjiknuri: Rëndësi ka që PD po interesohet për procesin e Reformës Zgjedhore

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi pas tryezës së organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore se e rëndësishme është që Partia Demokratike ka nisur të interesohet për procesin e reformës.

“Nuk i rregulloj dot problemet e opozitës parlamentare dhe jashtëparlamentare. Nuk më takon mua të ndërmjetësoj. Nëse ne duhet të arrijmë një reformë të gjithëpranuar, duhet të dialogojmë”, tha Gjiknuri.

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare u larguan fillimisht nga tryeza për t’u kthyer sërish, me Ralf Gjonin që tha se Reformën Zgjedhore nuk do ta bojkotonin kurrë, por nuk mund të pranonin që Ivi Kaso të fliste para Rudina Hajdarit.

“Rëndësi ka që PD-ja, të paktën në dukje, ka nisur të interesohet për procesin e Reformës Zgjedhore”, shtoi Gjiknuri.

Shkarkoni aplikacionin e A2